Gili publikon këngën e re ‘Beso’ (VIDEO)

Advertisment

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Gili, ditën e sotme ka publikuar projektin e ri muzikor.

Beso titullohet kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Reklame

Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur bashkëshorti i saj, Ilir Berani, derisa i gjithë projekti u kompletua në studion e kompozitorit të njohur.

Gili njëherësh vjen mjaft atraktive në videoklipin e ri, për të cilin ka zgjedhur vende të veçanta realizimi.

Projekti tanimë e gjeni të plotë në kanalin zyrtar të ‘Xixa Music’ në platformën YouTube

Fevzie Konushevci Berani (emri i vërtetë) numëron vite të shumta në skenë, teksa i ka qëndruar besnike stilit të saj të këndimit që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/