Gjashtë shkolla fillore në Komunën e Zhelinës do të realizojn mësimin me prezencë fizike (lista)

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme, nga ana e Ministrisë së Arsimit është publikuar lista e shkollave tek të cilat është miratuar vendimi që mësimin të ndiqet me prezencë fizike.

Nga të gjitha shkollat e Komunës së Tetovës, asnjë shkollë nuk ka marë leje që mësimi të ndiqet me prezencë fizike të nxënësve, informon portali “tetova1”.

Reklame

E njëjtë është situata edhe më shkollat që janë në vendbanimet e Komunë së Tearcës.
Për dallim nga këto dy komuna, në 5 shkolla fillore të Komunën e Bogovinës do të realizohet mësimi me prezencë fizike.
Poashtu edhe 6 shkollave fillore në Komunën e Zhelinës u është lejuar që të ju mundësojnë nxënësve ndjekjen e mësimit me prezencë fizike informon portali “tetova1” dhe ato janë:

SH.F Luigj Gurakuqi – fshati Leshnicë e Epërme
SH.F Luigj Gurakuqi – fshati Leshnicë e Poshtme
SH.F Fan Noli -fshati Uzurmishtë

SH.F Hasan Tahsini – fshati Rogle
SH.F Hasan Tahsini – fshati Novo Sellë
SH.F Hasan Tahsini – fshati Sellarevë

/tetova1/