Gjatë 24 orëve janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina anti covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 14 976 persona kundër Covid-19,prej të cilëve 13 976 kanë marrë dozën e parë, transmeton Alsat.

Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 160 425 vaksina, prej të cilave 24 851 janë imunizuar duke e marrë edhe dozën e dytë.

Reklame

Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona.

Ndërkaq në platformën online janë paraqitur 318.793 persona të interesuar për vaksinim kundër koronavirusit.