Gjatë 24 orëve të kaluara, 84 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit sipas statistikave të MPB-së lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në nivel të tërë shtetit, 84 persona nuk e kanë respektuar orën policore, me ç’rast janë arrestuar 67 persona, ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa adekuate, kumtoi MPB.

Po ashtu, sipas të dhënave të MPB-së, gjatë natës së kaluar 31 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 43 kanë firmosur vendim për vetizolim.

Reklame

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim, respektivisht vetizolim dhe nuk është evidentuar mosrespektim i masës për izolim dhe vetizolim.