Gjatë fundjavës do të vendoset për h eqjen e testeve për shtetasit e Ballkanit

Advertisment

Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë fundjavës pritet të diskutojë për heqjen e PCR testeve për shtetasit nga vendet e rajonit. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili ka deklaruar se nga java e ardhshme shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk do të kenë nevojë për PCR test negativ për t’u futur në territorin e Maqedonisë së Veriut. Filipçe ka potencuar se në përgjithësi në vendin tonë situata është stabile, ndërsa pasqyra nga vendet e rajonit tregon se pandemia është nën kontroll.

Për momentin Qeveria i ka vendosur kushte shtetasve të Kosovës dhe Serbisë për lëvizje brenda Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga vendet e rajonit masa shtrënguese për shtetasit tanë kanë Bullgaria dhe Greqia të cilat hyrjen e kushtëzojnë me karantinë 14 ditore. Masa nuk ka vendosur vetëm Shqipëria.

Reklame

Ndërkohë Kosova vazhdon ta ketë në fuqi masën për PCR test negativ ndaj shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe ndalesën për lëvizje tranzite në rast se nuk bëhet fjalë për transport të organizuar. Autoritetet në Kosovë thonë se për momentin nuk bëhet fjalë për lehtësim të masave.

As ministria e Shëndetësisë dhe as ajo e Punëve të Brendshme në Kosovë tashmë disa ditë nuk kanë një përgjigje konkrete pse shtetasit e Maqedonisë nuk lejohen të tranzitojnë privatisht në territorin e Kosovës, duke penguar në mënyrë të drejtpërdrejt qasjen në bregdetin shqiptar.