Gjatë natës 15 persona e kanë shkelur orën policore

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar për shkeljet e masës së kufizimit të lëvizjes – orës policoe në Maqedoninë e Veriut.

Prej orës 22 deri në ora 05 janë regjistruar 15 shkelje të orës policore.

Nga MPB-ja, ftojnë qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid 19.

 

Ndërkohë janë regjistruar edhe 393 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si masë preventive për parandalimin e Covid 19.