Gjenden dy trupa të pajetë në Shkup

Advertisment

Në Shkup janë gjetur dy trupa të dy personave të vdekur në fazë të kalbjes, përcjell Gazeta Express.

Në rrugën ‘Anastas Mitrev’ në banesën ku ka jetuar 42 vjeçari, disa ditë ka kundërmuar erë e keqe. Gjatë intervenimit të policisë, trupi i 42 vjeçarit është gjetur në fazë të kalbjes.

Reklame

Rasti i dytë është paraqitur thuajse një orë e gjysmë më vonë, në orën 15:51 në stacionin policor të Bit Pazarit.

Një person nga Shkupi ka denoncuar se në një shtëpi të rrënuar në rrugën ‘Filipi i Dytë’, është gjetur një trup i vdekur në fazë të kalbjes.