Gjendet drogë në Tetovë, në pranga dy persona

Sot (17.05.2022) në ora 00.35 në fshatin Kamenjanë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti i Policisë Kamenjanë, kanë arrestuar BM (39) nga Gostivari.

Në veturën “Chevrolet Captiva” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, gjatë kontrollit, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një grirëse me mbetje marihuane.

Reklame

Në ora 03.00 në rrugën “Boris Kidric” në afërsi të sallës së sportit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar PM (27) nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “Volkswagen Carp” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.