Gjendet i vdekur djali i biznesmenit shqiptar, pranë trupit u gjet një pistoletë.

Advertisment

Një 30 vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të një fshati të Delvinës. Viktima është identifikuar si Enteo Isufaj, djali i një biznesmeni që merrem me transportin.

I riu punonte si shofer e faturino tek firma e të atit dhe prej dy ditësh i kishte humbur kontaktet me familjen e tij. Isufaj ishte parë për herë të fundit me shoqërinë e tij në ditën e Pashkëve, por më tutje nuk ishte kthyer në banesë.
Ditën e djeshme familja shpalli zhdukjen e tij, teksa në njoftimin paraprak, policia njofton se ka dyshime për një akt të vetëvrasjes nga ana e 30 vjeçarit.

Reklame

Informacion paraprak i policise:

Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes