Gjendet nëna që e la foshnjën në Çair, është adoleshente: “Nuk kisha bukë ta ruaj!”

22

Policia e ka gjetur nënën e cila para dy ditëve e la foshnjën e sapolindur në një park në lagjen Fushë Topanë në Shkup. Ajo është adoleshente dhe ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi të kujdeset për beben, e cila nuk ka prind tjetër. Në prezencë të nënës së vetë, e cila është përkujdesëse për të, vajza adoleshente është dërguar te mjeku, transmeton Gazeta Lajm.

“Nëna e moshës së mitur ka dhënë deklaratë se nuk ka mundësi të kujdeset për foshnjën, prandaj pasi të stabilizohet gjendja shëndetësore e bebes, do të transferohet në ndonjë familje që strehon fëmijë. Nëna ka afat deri në tre muaj të ndryshojë mendje, dhe nëse kjo nuk ndodhë, do të jepet për adoptim”, konfirmoi Natasha Stojanoviq, drejtoreshë e Qendrës për çështje sociale në Shkup.

Nëse nëna do të përgjigjet për shkak se e ka lënë fëmiun në park menjëherë pas lindjes, do të duhet të tregojë policia dhe prokuroria.

Foshnja u gjet para dy ditëve në një park në Fushë Tophanë nga një kalimtar rasti. Më pas u transferua në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku iu ofrua kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.