Gjendet një i vrаrë brenda veture afër Radushës

Rrugës nga fshati Sillare për në Radushë është gjetur një person pa shenja jete. Organet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri brenda veturës “Reno Megane” me regjistrim provë.

Pas masave të mara është identifikuar trupi i viktimës dhe bëhet fjalë për A.A. (39 vjeç) nga Nikushtaku i Kumanovës,

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, kurse prokurori publik ka urdhëruar që trupi të dërgohet në obduksion.

Organet e rendit kanë marë të gjitha masat për të zbuluar këtë ngjarje të rëndë.