Gjendet një trup i pajetë në Gjevgjeli

Advertisment

Në ora 18:45 minuta në vendkalimin kufitar Bogorodica, në afërsi të një kazinoje, është gjetur një person pa shenja jete (shtetas i huaj). Bëhet fjalë për shtetasin grek me iniciale K.G. i lindur në vitin 1946 në Selanik, Republika e Greqisë. Personi në fjalë nga ana e sigurimit është hasur në ora 18:30 minuta në gjendje të rëndë shëndetësore, pas çka edhe ka ndërruar jetë. Në ora 18;40 minuta, vdekje pa shenja dhune ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë – Gjevgjeli.

Personi tanimë i ndjerë ishte i regjistruar si mysafirë në njërën nga kazinot që gjenden në afërsi të vendkalimit kufitar “Bogorodicë”. Raportohet se në makinën e të ndjerit është gjetur një pako tableta “Simeco”.

Reklame

Në vendngjarje hetime kanë kryer Prokuroria Publike e Gjevgjelisë dhe ekipeve policore. Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në mjekësin ligjore në Shkup.

Gjatë ditës siç raportoi Alsat janë regjistruar edhe dy raste të tjera. Nj trup i pajetë është gjetur nën tribunë tek stadium “ Boris Trajkovski” dhe tjetri pranë hekurudhës ku kalon treni i relacionit Gjevgjeli-Shkup./GazetaExpress/