Gjendet një trup i pajetë në Matkë të komunës Saraj

Advertisment

Një trup i pajetë në fazë të shpërbërjes është gjetur dje në afërsi të Matkës së Epërme, rrugës për në Kozjak.

“Me 15,05,2020 rreth orës 19:00, punonjësit e policisë kanë gjetur një trup të pajetë në fazë të shpërbërjes në afërsi të Matkës së Epërme, rrugës për në Kozjak” kumtuan nga MPB.

Reklame

Në vendngjarje aktualisht po kryhet inspektim nga një ekip e SPB-së, Shkup. Nga kufoma mund të shihet vetëm kafka, kurse në vendin e ngjarjes është edhe Prokurori Publik, para se të vazhdoje gërmimi.

Nuk ka informacion se i kujt është trupi i pajetë, kurse më shumë informacione në lidhje me këtë priten orët në vazhdim./Derveni.info