Gjendet pa shenja jete një person në Tetovë

Në “Arabati Baba – Teqe”, dje është gjetur një trup i pajetë në brendësinë e transformatorit të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për 38 vjeçarin nga Tetova A.U.

“Trupin e ka gjetur roja e kompleksit i cili ka denoncuar rastinë në polici, me çka Prokuroria Publike dhe ekipi i SPB Tetovë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Reklame

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar te familjarët.