Gjendet trupi i pa jetë i të zhdukurit Arben Asllani nga Shkupi

Arben Asllani i cili para dy viteve ishte zhdukur “pa nam e nishan”, mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i tij në ujrat e lumit Lepenc.

Trupi i pajetë deri në informatat e tanishme është gjetur nga një banorë i zonës i cili e ka njoftuar edhe policinë.

Reklame

Babai i tanimë të ndjerit Arben Asllani, Beqir Asllani nuk u ndal së kërkuari ndihmë nga institucione për djalin e zhdukur por ato dështuan në kërkimin e tij duke mos ofruar asnjë informacion të vetëm. Beqir Asllani edhe kishte organizuar disa protesta me familjarët tjerë të të zhdukurve.

 

Arben Asllanit ishte zhdukur para banesesës së tij më datë 23.01.2019. Trupi i pajetë i Arben Asllani është marrë nga policia për autopsi!