Gjendja e jashtëzakonshme përfundon në mesnatë

Advertisment

Në mesnatë përfundon gjendja e jashtëzakonshme 8 ditore e shpallur posaçërisht për harmonizimin e afateve zgjedhore. 24 orë pas asaj fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vijon përgatitjet për organizimin e tyre, të cilat kësaj radhe mbahen nën masa të veçanta, mes të cilave janë edhe hapësirat më të mëdha të vendvotimeve.

Dalja në terren e vetë anëtarëve të KSHZ-së me të vetmin qëllim, verifikimin ose kontrollimin e vendvotimeve nëpër të gjithë territorin dhe dhënia e rekomandimeve ndaj autoriteteve të tjera zgjedhore siç janë njësitë rajonale të KSHZ-së dhe Komisioneve komunale që sipas rekomandimeve për hapësira më të mëdha, të gjejnë vendvotime më adekuate -deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Reklame

KSHZ-ja tashmë ka marrë listën e nëpunësve shëndetësor të cilët duhet të realizojnë votimin për personat në izolim dhe vetizolim, përfshirë edhe të infektuarit që qëndrojnë në shtëpi. Anëtarët e trupave zgjedhor do t’i nënshtrohen trajnimit.

Nuk i anashkalojmë edhe këshillat zgjedhor special. Ata do të ndjekin edhe trajnim special sa i takon mënyrës së votimit – u shpreh Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Protokolli për zgjedhjet nuk është finalizuar. Ai do të përfshijë mbajtjen e detyrueshme të maskave, dorezave, distancës dhe dezinfektuesve, në ditën e zgjedhjeve.