Gjendja e jashtëzakonshme por në Shkup nuk ndalen dasmat (video)

Maqedonia dita ditës po i ashpërson masat kundër koronavirusit. Mirëpo kjo nuk ka qenë pengesë që sot në lagjen Topanë të komunës Çair të bëhet një dasëm.

Dasma është transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale, kurse disa lexues kanë dërguar fotografi te portali Libertas.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Dasma është zhvilluar në kohën kur në Maqedoni është aplikuar ndalesa prej orës 6 të mëngjesit deri në ora 21 nuk lejohet mbledhje në grupe e më shumë njerëzve, transmeton Gazeta Lajm.

Kurse nga ora 21 deri në ora 6 të mëngjesit është në fuqi ora policore, kur ndalohet lëvizje e gjithë qytetarëve, me perjashtim të policisë, ushtrisë dhe disa përjashtimeve të domosdoshme.