Gjendja me Covid është kritike, spitalet janë të stërmbushura

Advertisment

Gjendja me Covid-19 është kritike, ndërsa spitalet tashmë po i plotësojnë të gjitha kapacitetet, porositi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u bërë apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Sipas buletini të djeshëm mjekësor, në spitalet në vend gjithsej janë hospitalizuar 973 të sëmurë apo pacientë të dyshimtë me Covid-19.
Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të të infektuarve të rinj të cilëve u duhet hospitalizim, nga e shtuna pacientë me Kovid-19 filluan të pranojnë edhe klinikat interne të Qendrës Klinike në Shkup, ku ka 150 shtretër.

Reklame

Siç informoi dje Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë bërë 2667 teste të Kovid-19, me çka janë regjistruar 978 raste të reja. Njëkohësisht, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 24 pacientë të shëruar, derisa kanë vd ekur 26 persona të infektuar me Covid-19.

Me këta numrat të fundit shifra e përgjithshme e të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 39 760, numri i pacientëve të shëruar është 23 035, numri i vi ktimave është 1 136, ndërsa numri i rasteve aktive është 15 589.

Ministri i Shëndetësisë në porosinë për qytetarët paralajmëroi se para nesh me siguri është periudha më e vështirë në përballjen me pandeminë me Covid-19.

“Kërkoj që të gjithë të jemi maksimalisht të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës. Virusi është i përhapur. Neglizhenca ose mosrespektimi më i vogël i masave të mbrojtjes mund të nënkuptojë infeksion. Ne kemi nevojë për mbështetje tani më shumë se kurrë në tetë muajt e fundit. Ajo që ne po kërkojmë si punonjës të shëndetit është me të vërtetë pak – vetëm për të mbrojtur shëndetin tuaj”, tha ministri Filipçe.