Gjendja me pandeminë në Gostivar po bëhet alarmante

Advertisment

Rritja e numrit të rasteve të reja në rajonin e Gostivarit është alarmante dhe duhet të zbatohen aktivitete për respektim konsekuent të masave për mbrojtje nga koronavirusi. Ky është një nga vlerësimet e shtabit të krizës për komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë. Në tre komunat, sipas numrave të fundit të autoriteteve shëndetësore, tregojnë për rreth 200 raste aktive, 22 prej të cilëve po trajtohen në kushte spitalore.

Shtabi ndërkomunal i krizës për komunat Mavrovë dhe Rostushë, Gostivar dhe Vrapçisht sot në mbledhje e shqyrtuan gjendjen me koronavirusin pas një pauze pothuajse trejavore për shkak të aktiviteteve zgjedhore. Përfaqësuesit e komunave dhe institucioneve konstatuan se ka rritje të rasteve të reja dhe numri është pothuajse tre herë më i madh që nga mbledhja e fundit.

Reklame

“Gjendja në rajon është serioze dhe po bëhet alarmante. Numri i rasteve aktive është 193 prej të cilëve 145 në Gostivar, 42 në Vrapçisht dhe 6 në Mavrovë dhe Rostushë. Mes konkludimeve është angazhimi i institucioneve të cilat janë të kyçura në shtabin e krizës të ndikojnë ndaj qytetarëve në respektim konsekuent të masave për mbrojtje dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”, u tha pas mbledhjes.

Në pyetjen e gazetarëve përse ekziston mospërputhje e numrave në bazë ditore, u tha se kjo i referohet vonesës së raporteve të cilat i publikon Ministria e Shëndetësisë, përderisa shtabi i krizës i merr më herët nga Instituti për shëndet publik.

Për momentin në rajoni e Gostivarit ka 170 persona të cilët janë në izolim të cilët patën teste pozitive dhe simptoma të butë janë asimptomatikë, ndërsa 22 persona po mjekohen në kushte spitalore.

Në statistikën e fundit të autoriteteve shëndetësore prej fillimit të pandemisë janë regjistruar gjithsej 360 raste prej të cilave 217 në Gostivar, 77 në Vrapçisht, ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë 12 raste. Në tre komunat e rajonit të Gostivarit deri më tani, si pasojë nga Kovid-19, kanë vdekur 22 persona, më së shumti në Gostivar – 15, Vrapçisht 6 dhe një në Mavrovë dhe Rostushë.