Gjendja momentale me Covid 19 në Maqedoni edhe më tej ngelet shqetësuese

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme në vend janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19 nga 2.006 testime, vdiqën katër persona, ndërsa 93 pacientë u shëruan. Në të njëjtën kohë në nivel global deri dje janë regjistruar së paku 21.224.070 persona të infektuar, prej të cilëve 760.739 vdiqën.

Prej 141 rasteve të reja të të infektuarve me koronavirusin në vend gjithsej janë në: Shkup 51, Kumanovë 19, Dibër 2, Shtip 15, Prilep 6, Tetovë 6, Strugë 16, Veles 2, Manastir 4, Ohër 2, Kavadar 1, Gostivar 2, Gjevgjeli 1, Radovish 1, Probishtip 2, Makedonski Brod 2, Berovë 1, Vinicë 2, Dellçevë 1, Sveti Nikollë 2, Kërçovë 2, Negotinë 1.

Reklame

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë katër pacientë: dy nga Shkupi (54 dhe 55 vjeç), një paciente nga Kavadari (69), dhe një pacient nga Sveti Nikolla (70), ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 93 pacientë të shëruar dhe atë nga Shtipi 33, Shkupi 25, Kërçov 11, Tetova 10, Manastir 7, Veles 2, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 1, Prilep 1 dhe Probishti 1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12653, numri i të shëruarve është 9123, i të vdekurve është 539.

Për momentin në vend ka 2.991 raste aktive me KOVID-19, prej të cilëve 1.007 në Shkup, 275 në Shtip, 266 në Gostivar, 262 në Kumanovë, 187 në Strugë, 152 në Tetovë, 106 në Kavadar, 80 në Ohër, 75 në Manastir, 67 në Dibër, 66 në Sveti Nikollë, 49 në Makedonski Brod, 41 në Vinicë, 37 në Prilep, 34 në Koçan, 32 në Demir Hisar, 28 në Veles, 20 në Strumicë, 19 në Prbishtip, 11 në Negotinë, 10 në Gjevgjeli, nga nëntë në Radovish dhe Resnjë, tetë në Berovë, pesë në Kriva Pallankë, nga tre në Dellçevë dhe Kratovë dhe nga dy në Vallandovë, Krushevë dhe Pehçevë.

Deri dje në Klinikën Infektive në Shkup janë hospitalizuar gjithsej 78 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 41, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 17 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe gjashtë fëmijë pozitivë me virus, ndërsa në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 13 pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 75 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë katër pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 17, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 43 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 118 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Deri dje në botë ishin regjistruar së paku 21.224.070 raste të të infektuarve nga koronavirusi në 196 vende dhe territore, prej të cilëve së paku deri tani 12.988.000 janë shëruar, ndërsa të paktën 760.739 persona kanë vdekur.

Për shkak të valës së re të koronavirusit, përpjekjet për luftë kundër infeksionit janë ndarë në mbarë botën, ndërsa shumë vende vendosën kufizime plotësuese.

Pas lehtësimit të masave në fillim të verës shumë vende tani vendosin mbajtje të obligueshme të maskës madje edhe në vende të hapura. Në Bruksel, prej të mërkurën është obliguar mbajtja e maskave, ndërsa në Paris prej dje është zgjeruar lista me qarqe ku duhet të mbahen maska.

Prej dje Britania e Madhe vendosi karantinë 14 ditëshe për udhëtarët nga Franca, Holanda dhe Malta, më pak se një muaj pas lehtësimit të masave restriktive.