Gjendja në Gostivar po bëhet serioze, nevojitet respektim konsekuent i masave mbrojtëse

Në Gostivar dhe zonën përreth, ka rritje të konsiderueshme të të infektuarve të ri me virusin korona dhe situata po bëhet serioze. Deri më sot, janë regjistruar 261 raste aktive në buletinin e autoriteteve shëndetësore. Kjo është thënë në takimin e shtabit rajonal të krizave për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostush. Vlerësimi është se përhapja e përshpejtuar e virusit është për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve që nuk i respektojnë masat.

Në rajonin e Gostivarit ditëve të fundit nëpër raporte ka pasur numra dyshifror të rasteve aktive, ndërsa javën e kaluar ishte kulmi me 22 raste.

Reklame

Nga shtabi i krizës u bën apel qytetarëve dhe institucioneve për respektim konsekuent të masave të mbrojtjes dhe veçanërisht për rritjen e ndërgjegjësimit për ekzistencën e sëmundjes. Në Gostivar është vërejtur se disa nga të sapo infektuarit kishin kontakte me pacientët gjatë vizitave në shtëpi.

“Për momentin, në rajonin tonë janë shëruar 283 persona, dhe me teste pozitive në shtëpi, gjenden dhe mjekohen 240 persona.Në spital ka 21 pacientë. Fatkeqësisht, ka qytetarë të papërgjegjshëm dhe megjithë kontaktet me të sëmurët, ata nuk i respektojnë protokollet dhe ecin lirshëm, duke i vënë kështu në rrezik shumë njerëz të tjerë. Autoritetet duhet të sanksionojnë dhe të jenë më rigorozë”, tha Valbon Limani nga shtabi i krizave.