Gjendja në Siniçan, ja çka thotë policia

Advertisment

Policia pas informatave të marra rreth aktiviteteve për ndërtimin e sistemit për furnizimin e ujit në fshatin Siniçan të Tetovës, ka dalë në terren, me ç’rast janë marrë informata dhe deri te Prokuroria themelore publike e Tetovës është parashtruar raportim për dyshim për vepër të kryer penale “ndërtim pa leje”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski sot deklaroi se “prania e nëpunësve policorë në vendin ku kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e sistemit për furnizimin me ujë është në funksion të rendit publik dhe qetësisë”.

Reklame

“Detyra e ynë është vetëm të ndërmerren masa ligjore, me qëllim që të pengohet prishja e rendit publik dhe qetësisë në atë lokacion, që mos të vijë deri në ngjarje të padëshiruara me pasoja më serioze për paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe këtë do ta bëjmë derisa ekziston vlerësim se kjo mund të ndodh”, tha Angelovski.

Lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë publike, ai tha se MBP-ja po bashkëpunon me prokurorinë në të gjitha rastet, si dhe në këtë rast, rreth hetimit që po e udhëheq prokuroria.

Policia, tha Angelovski, është servis i të gjithë qytetarëve dhe është e obliguar që të veprojë në raste të tilla.

Lidhur me atë nëse dhe ku mund të ndërtohet ujësjellës, zëdhënësi i MPB-së tha se ata nuk kanë absolutisht kurrëfarë ingerencash, por për këtë janë kompetentë institucione tjera dhe ato, siç tha, duhet të vendosin për këtë.