Gjenerali shqiptar i dërgon porosinë e fortë Vuçiqit

Advertisment
HTML Image as link

Ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka komentuar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se pas “Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha”.

Teksa e ka quajtur “vëlla” dhe “ortak” të Edi Ramës, Demiraj ka thënë se pas kryeministrit shqiptar qëndron vet ministri i kasapit Slobodan Millosheviq, përcjell Bota sot.

Reklame

Sipas tij, Rama dhe Vuçiqi janë në panik, për “revolucionin që do të ndodhë në 25 prill” në Shqipëri.

Gjenerali shqiptar i ka dërguar edhe një porosi Vuçiqit, duke thënë se Basha dhe Berisha nuk janë anti-shqiptarë si Rama.

Postimi i plotë i Demirajt në Facebook:

Të dashur bashkëkombas!

Presidenti i Serbisë, “vëllai” dhe “ortaku” i kryeministrit Rama, Albanofobi Aleksandër Vuçiq ka folur në një intervistë për mediat vendase “Fokus B92” rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen në 25 prill duke deklaruar se: “Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj nga veriu i Shqipërisë me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”.

Në realitet, përpos faktit që është tashmë i njohur nga të gjithë që pas Ramës dhe pengimit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE qëndron vetë ministri i kasapit Millosheviç, i cili dirigjon çdo veprim dhe politikë të jashtme të qeverisë Rama, tashmë dyshja Rama-Vuçiq janë në panik për revolucionin që do të ndodhë në 25 prill.

Kaq i dëshpëruar është Edi Rama nga disfata e plotë e zgjedhjeve të prillit, sa që në shkelje të parimeve ndërkombëtare, për mos përzierje në çështje të brendshme sidomos gjatë fushatave elektrorale, ka kërkuar ndihmë nga anti-shqiptari më i madh në botë Aleksandër Vuçiq.

I bëjmë përsëri me dije Vuçiq që “të mos e kruajë me gjethe fiku”, sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha apo Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk janë Rama dhe as bashkëpunëtorët tuaj anti-shqiptarë.

D.D. Tiranë.