“Gjermanët duhet të ‘rrallojnë’ udhëtimet, për të luftuar COVID-19”

Advertisment

Gjermania duhet të vazhdojë të kufizojë numrin e njerëzve të lejuar në tubime dhe të ndalojë udhëtimet e panevojshme përderisa vendi lufton me rritje të infeksioneve me koronavirus, tha të dielën një ndihmës i kancelares Angela Merkel.

“Ne duhet të jemi pak më të rreptë në vendet ku zinxhirët e infeksionit përhapen kryesisht, e këto janë ahengjet dhe, për fat të keq, gjithashtu udhëtimet”, tha shefi i kabinetit të kancelarit, Helge Braun, për transmetuesin publik ARD.

Reklame

“Ne jemi në fillim të një vale të dytë dhe vetëm vendosmëria e politikanëve dhe e popullsisë do të vendosë nëse ne mund ta shmangim atë, ose ta ngadalësojmë atë,” shtoi ai.

Gjermania kishte arritur të mbante numrin e infeksioneve dhe vdekjeve të reja më të ulët se shumë nga fqinjët e saj, por numri ditor i rasteve të reja ka arritur mbi 4,000 që nga e enjtja, më i larti që nga prilli, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch