Gjermanët në vitin 2021 kanë kursyer rekord prej 7.700 miliardë euro

Gjermanët në vitin 2021 në mënyrë shtesë i rritën kursimet e tyre, kështu që pasuria e tyre u rrit në rekord prej 7.700 miliardë euro, njoftoi banka DZ.

Ekonomisti i DZ Banka, Mihaell Stapel deklaroi se shkak kryesor për rritjen e pasurisë së qytetarëve të Gjermanisë është përsëri kursimi rekord.

Reklame

Shkalla e kursimit vitin e kaluar edhe pse shënoi rënie në krahasim me vitin 2020, megjithatë është 15 për qind. Kjo nënkupton se gjermanët në çdo 100 euro të cilat i kanë pasur në dispozicion, kanë kursyer 15 euro.

Vala e kursimit filloi në vitin 2020 me paraqitjen e pandemisë, ndërsa kursimi është më i vogël gjatë verës së vitit 2021, kur dukej se po përfundon Kovid-19.

Disponoi konsumues u ul gjatë vjeshtës, me shenjat e para për valë të re të pandemisë dhe masat për mbyllje, theksoi Stapell.