Punëtori shqiptar i skeleve, Elmazi (33)* nga Rahlstedti, në Gjermani ka ardhur nga Maqedonia e Veriut 13 vite më parë dhe nuk ka patentë të vlefshme shoferi për Gjermani
Elmazi rregullisht regjistrohej nga radarët për shpejtësi me Porschen e gruas së tij (33), bile një herë ai ka vozitur edhe 61 km/orë më shpejt se sa ka qenë e lejuar! Me kalimin e viteve, ai pagoi një gjobë prej më shumë se 8.400 eurosh dhe gjithnjë i shqiptoheshin ndalime të reja të vozitjes
Megjithatë, Elmazi nuk u përmirësua dhe vazhdoi me të vjetrën. Të martën e kaluar, ai u gjend para Gjykatës së rrethit në Hamburg-Ëandsbek, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
Gruaja e tij me një makiazh të dukshëm (33) ishte ulur pranë punëtorit të heshtur të skeleve. Ai gjendej këtu sepse kësaj radhe ai e kishte startuar veturën me goma që fishkëlluan ashpër përpara syve të një patrulle policore gjermane. Ajo gjendej këtu, pasi e kishte lejuar të drejtojë veturën pa patentë shoferi.
“Faji është imi”, e pranoi veprën i akuzuari, ndërsa gruaja e tij nuk tha asgjë.
E pakuptueshme: Herën e fundit kur atë e kontrolloi policia, Panamera Turbo ishte plotësisht e mbuluar me kopertinë kromi reflektuese me ngjyrë ari, nuk ka gjasa të mos bie në sy! Elmazi sikur donte të kapej nga policia!
Një zyrtar policor: “Kja kopertinë madje shkëlqen edhe në errësirë, kjo është arsyeja pse ne e ndalëm”.
Çfarë duhet të bëjë gjyqësori me këtë djalë kokëfortë?
Prokurori tha se gjobitja ishte e justifikuar edhe kësaj radhe, por gjykatësja e pa rastin krejtësisht ndryshe. Pas një dënimi për përpjekje për mashtrim, Elmazi ishte i dënuar me kusht kur u kap pas timonit.
“Personin si ju, njerëzit e quajnë huligan të trafikut. Gjobat nuk ishin të dobishme, ju nuk jeni interesuar për asgjë”, tha ajo dhe shqiptarin e dënoi me nëntë muaj burg – pa kusht!
Gjykatësja: “Ky pasion për veturat duhet së pari të kurohet!”.
Gruaja e tij u gjobit me 6.400 euro, ose 80 ditë burg./Shtegu.com