Gjermani, mbajtja e maskave edhe në ambiente të hapura

Advertisment

Instituti Shëndetësor gjerman (RKI) këshilloi për mbajtjen e maskës edhe në ambientet e hapura nëse distancimi fizik është i pamundur të respektohet, pas rritjes së infektimeve të reja, të gjykuara shqetësuese nga autoritetet.

“Ne kemi rregulla, si ruajtja e një distance prej të paktën 1,50 metra dhe nëse kjo distancë është e pamundur të mbahet, ne rekomandojmë mbajtjen e maskës, pak rëndësi ka nëse është ambient i mbyllur apo i hapur”, theksoi në një konferencë shtypi Lothar Wieler, presidenti i këtij instituti shëndetësor.

Reklame

Instituti gjerman i Epidemiologjisë dhe Mbikëqyrjes së Shëndetit ”Robert Koch” (RKI) ngriti alarmin për një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në vend që prej disa ditësh, sipas tij ”një burim i madh shqetësimi”.

“Zhvillimet e fundit të rasteve me COVID-19 janë një burim i madh shqetësimi për mua dhe për të gjithë ne në RKI”, konfirmoi Lothar Wieler, president i këtij instituti shëndetësor, në një konferencë shtypi.

”Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zona që aktualisht janë me rrezik të lartë për COVID-19 duhet të testohen në të ardhmen”, njoftoi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.