Gjermani, myslimanët kërkojnë mbrojtje më të mirë të xhamive nga shteti

96
Advertisment

Pas njoftimeve për atentate të planifikuara ndaj xhamive në Gjermani, disa shoqata myslimane shprehen, se myslimanët nuk ndjehen më të sigurtë. Ato kërkojnë mbrojtje më të mirë nga shteti.

Këshilli Qendror i Myslimanëve, shoqata turke, Ditib dhe Komuniteti i Bashkësisë Islame, Milli Görüs kanë kërkuar së fundmi mbrojtje më të mirë të xhamive në Gjermani. Pas kërcënimeve të fundit ndaj xhamive e zbulimit të një grupimi terrorist ekstremist të djathtë, organizatat kryesore të myslimanëve në Gjermani kërkojnë një koncept të zgjeruar për sigurinë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve, El Yazidi bëri fjalë për një “dimension që nuk ka ekzistuar më parë.”

“Myslimanët janë bërë shumë të pasigurtë. Ata ndjehen të lënë vetëm”, tha El Yazidi për Deutsche Wellen. Ata vrasin mendjen, se çfarë duhet të bëjnë që të mbrojnë xhamitë”, tha Yazidi duke shtuar, se ajo që i bën më të pasigurtë myslimanët është, se “lajme të tilla tronditëse kalojnë pa u komentuar në shoqëri, dhe se “nuk ka angazhim, nuk ka një shprehje të qartë të solidaritetit në një formë që ne do e dëshironim.”