Gjermani, për një ditë 1 147 raste të reja me koronavirus

Advertisment

Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 1.147 raste me Covid-19, duke çuar në 214.214 numrin gjithsej të rasteve/.

Në listën e cila ndodhet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI) i cili kryen punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1.147 raste të COVID-19.

Reklame

Me shifrën në fjalë në Gjermani shënohet rritja më e lartë në numrin e rasteve të regjistruar deri më tani që nga muaji maj.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ka arritur në 9.183 ndërsa numri i të shëruarve deri më sot në 195.900.

Tërheq vëmendjen se që nga fundi i korrikut, në Gjermani numri i rasteve ditore të COVID-19 është rritur.