Gjermani, rastet e reja me virus nga të importuara nga Kosova, Kroacia e Turqia

Advertisment

Në Gjermani numri i rasteve me koronavirus është rritur në javët e fundit. të dhënat nga instituti robert koch për sëmundje infektive treguan se janë regjistruar edhe 1.510 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në rreth 227 mijë.

Instituti tha se 39% e rasteve, me gjasë janë importuar nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, vende këto të cilat përmenden si burim i infeksionit në javët e fundit.

Reklame

Ndërkohë, kreu i rregullatorit të vaksinave në gjermani tha se disa grupe njerëzish që jetojnë në Gjermani mund të vaksinohen në fillim të vitit të ardhshëm kundër koronavirusit.

Deri më tani, sëmundja covid-19, ka vr arë pothuajse 800 mijë vetë në gjithë botën dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë globale.