Gjermani, rriten shifrat e vi ktimave dhe infektimeve me Covid19

Advertisment

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24-orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 16 të vd ekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u regjistruan 12 raste fatale.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i vi ktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9.562, shkruan “The Guardian”.

Reklame

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 2.828 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 306.086. Një ditë më parë u regjistruan 2.639 raste.

Ndryshe, Qeveria gjermane tashmë i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është ndër shtetet evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak vi ktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.