Gjermani: Vetëm për tri euro anulohen 370 fluturime-ja pse ka ndodhur kjo

80

Trafiku ajror në Gjermani është në kaos total. Të paktën 370 fluturime të planifikuara janë anuluar.
Kjo gjë ka ndodhur si pasojë e grevës që u zhvillua nga punonjësit e sigurisë së aeroporteve të Dyseldorfit, Këlnit dhe Shtutgartit. Mësohet se mbi 110 mijë pasagjerë nuk kanë mundur të kryejnë udhëtimet e tyre, për shkak të kësaj greve.

Gjithashtu, këta punonjës kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa paga e tyre të rritet deri në 20 euro për orë. Pagesa për këta punëtorë është 17 euro, por ata kërkojnë rritje. Një grevë e tillë është paralajmëruar edhe në Berlin.