Gjermania dhe Franca paralajmërojnë zviceranët

A member of the Swiss Border Guard (blurred in the foreground) on duty at the Swiss-German border in Basel, Switzerland, on August 15, 2017. (KEYSTONE/Gaetan Bally) Ein Grenzwaechter des Schweizer Grenzwachtkorps (verschwommen im Vordergrund) arbeitet am Grenzuebergang zwischen der Schweiz und Deutschland, aufgenommen am 15. August 2017 in Basel. (KEYSTONE/Gaetan Bally)
Advertisment

Gjermania dhe Franca kanë sjellë bllokime më të ashpra sesa Zvicra dhe ka paralajmërime se kontrollet kufitare do të sigurohen që udhëtarët zviceranë t’u përmbahen rregullave.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, thotë se oficerët e policisë nga i gjithë vendi do të dërgohen në zonat kufitare.
Ata do të kenë kompetenca emergjente për të kontrolluar këdo brenda 30 km të kufirit për t’u siguruar që po u përmbahen rregullave, shkruajnë mediat zvicerane.

Reklame

Gjermania e konsideron Zvicrën një zonë rreziku dhe çdo banor zviceran në Gjermani do të duhet të tregojë se ka një arsye të mirë, përndryshe përballet me gjoba të rënda.

Në Francë presidenti Emmanuel Macron njoftoi se vendi do të jetë në bllokim nga sot. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më shoping ndërkufitar për banorët zviceranë.

Rregullat franceze të bllokimit janë pothuajse identike me mbylljen e mëparshme – me përjashtim që shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura.
/burimi-albinfo/