Gjermania do të marrë pacientë me Koronavirus nga Italia për t’i kuruar

Gjermania i është përgjigjur thirrjes së Italisë për ndihmë. Shteti gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë me koronavirus nga Lombardia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori Michael Kretschmer i cili tha se iu përgjigj në këtë mënyrë një kërkese nga Italia.

“Është një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” tha ai.

Kjo është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi. Tre lande gjermanë, ata nga Baden-Ëuerttemberg, Saarland dhe Rhineland-Palatinate, kanë vënë në dispozicion shtretërit dhe respiratorët për kujdes intensiv. / Opinion.al