Donacion prej 20 automjeteve të markës “dacija” dhe “reno” me vlerë të përgjithshme prej 287.557 euro nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë sot i është dorëzuar policisë së Maqedonisë së Veriut. Automjetet, siç informojnë nga MPB-ja, do t’u jepet në përdorim nëpunësve policorë të policisë kufitare.

“Bashkëpunimi midis të dyja ministrive është në nivel të lartë profesional dhe miqësor, për shumë vite. Besoj se ka edhe hapësirë të gjerë që këtë partneritet edhe më shumë ta intensifikojmë dhe thellojmë jo vetëm në pikëpamje të luftës së përbashkët kundër të gjitha llojeve të krimit, por edhe në të gjitha segmentet në të cilat ndajmë interesa dhe vlera të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dyja vendeve”, tha ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev gjatë pranim-dorëzimit të donacionit të ri të automjeteve.

Ai potencoi se mbështetjen që Republika Federale e Gjermanisë ia jep vendit tonë, gjegjësisht MPB-së në pjesën e kontrollit dhe sigurisë kufitare ka për qëllim avancimin e punës gjatë kryerjes së punëve kufitare dhe kryerjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit, por edhe avancimin e sigurisë së kufirit shtetëror.

“Kuptohet, kjo për ne është me rëndësi të madhe dhe pa dyshim do të kontribuojë për përforcimin e tashmë marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera midis të dyja vendeve”, theksoi Çulev.