Gjermania i hakmerret Maqedonisë së Veriut, e deklason në “Todor Arena”

Ashtu edhe siç pritej, Gjermania ka rezultuar kundërshtar i fortë për Maqedoninë e Veriut, pasi të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit u mposhtën me rezultatin e thellë 4:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse të dyja përfaqësueset krijuan raste për të shënuar, përcjell SHENJA.

Pjesa e dytë foli për “panzerat” të cilët arritën të shënojnë 4 gola. Fillimisht në minutën e 50-të Havertz shënon për epërsi 0:1 të gjermanëve.

Më pas skena e gjitha ishte për Verner i cili në harkun e tre minutave shënoi dy gola duke ngritur epërsinë në 3:0. Deri në fund kishte kohë edhe një gol, pasi Musiala shënoi për rezultatin përfundimtar 4:0. Kështu Gjermania siguron biletë për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Ndryshe në nëntor Maqedoninë e Veriut e presin dy takime. Më 11 nëntor luan me Armeninë në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë pret Islandën në “Todor Arena”.