Gjermania kërkon sanksione ndaj Rusisë, ja arsyeja

Advertisment

Pas 5 vitesh nga sulmi i Bundestag-ut nga hakerat, Gjermani ka kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

BE e lejon një hap të tillë për të parandaluar sulmet në internet. Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, një shtetas rus me emrin Dimitry Badin është përfshirë në vjedhjen e të dhënave, kryesisht postën elektronike të deputetëve, duke i transferuar ata në një server jashtë vendit.

Reklame

“Për këtë arsye, qeveria ka propozuar sanksione të përbashkëta kundër Moskës te partnerët e saj të Bashkimit Evropian”, njofton agjencia e lajmeve gjermane DPA./ Opinion.al