Gjermania lejon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Gjermania ka ndryshuar qëndrim lidhur me vaksinën e Oxford-AstraZeneca, duke lejuar përdorimin e saj edhe tek personat mbi 65 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur Kancelarja Angela Merkel, raporton BBC.

Fillimisht, Gjermania e miratoi vaksinën e AstraZeneca vetëm për personat nën-65 vjeç, me pretendimin se kishte të të dhëna të pamjaftueshme mbi efektet e saj tek njerëzit e moshuar.

Kjo çoi në skepticizëm publik në lidhje me efektivitetin e saj, me disa gjermanë që e refuzonin atë, duke lënë shumë doza të papërdorura.

Por të mërkurën zonja Merkel tha se studimet e fundit tani kishin siguruar të dhëna të mjaftueshme për ta miratuar atë për të gjitha moshat.

Studime të ndryshme kanë treguar se vaksina AstraZeneca është shumë e efektshme tek të moshuarit.
Belgjika thotë se do të miratojë gjithashtu vaksinën për njerëzit e moshuar. Në fillim të kësaj jave ishte edhe Franca skeptike që miratoi përdorimin e saj tek të moshuarit. /Gazeta SHQIP