Gjermania në alarm nga mutacioni/ Vdes një person i infektuar për herë të dytë nga Covid

Advertisment

Ai i mbijetoi infeksionit të parë nga koronavirusi, por i dyti ishte fatal. Një pacient i prekur nga Covid-19 ndërroi jetë në një spital në Gjermani, edhe pse ishte shëruar disa muaj më herët nga sëmundja.

Vd ekja e 73 vjeçarit ka alarmuar autoritetet dhe opinionin publik.
Sipas gazetës gjermane, BILD, ekziston mundësia që pacienti të jetë infektuar për herë të dytë nga mutacioni britanik.

Reklame

Ky mutacion bën të mundur që virusi të përhapet më lehtësisht, por më e frikshmja, ai mund të shmangë mbrojtjen që ka fituar trupi, qoftë përmes vaksinës, qoftë përmes imunitetit natyror.

Vd ekjet nga ri-infektimet janë shumë të rralla, pasi zakonisht kur dikush preket për herë të dytë, infeksioni është më i butë.
Ndërkohë një studim i publikuar së fundmi ngre alarmin se mutacionet e pikasura në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut mund të bëjnë joefektive vaksinën.

Ekspertët po bëjnë thirrje që vaksina të përditësohet që tani, në mënyrë që të lu ftojë edhe mutacionet.