Gjermania në prag të shpalljes së epidemis nga koronavirusi

Advertisment

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se Gjermania është në fillim të epidemisë pas gjashtë rasteve të reja të koronavirusit (Covid 19) në këtë vend, raporton Anadolu.

“Gjendemi në fillim të epidemisë së koronavirusit në Gjermani”, u tha Spahn gazetarëve në Berlin.

Reklame

Ai theksoi se në Gjermani nuk ka më mundësi të përcillet zinxhiri i infektimit siç kanë bërë deri më tani.

“Një numër i madh i personave kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar me virus. Çështja tani është nëse strategjia jonë aktuale e izolimit të virusit dhe prishjes së zinxhirit të përhapjes po funksionon”, tha ministri gjerman, duke përmendur se epidemia mund të anashkalojë Gjermaninë.

Në fillim të muajit, në Bavari u regjistruan tetë raste të infeksionit të koronavirusit, por ishte e mundur të monitorohej burimi i infeksionit në secilin person të infektuar.

Ai theksoi se pati një bisedë telefonike me ministrat federalë të shëndetësisë të mërkurën, në të cilën u dakordua se provincat duhet të fillojnë planet e tyre për shpërthimin e epidemisë së viruseve.

Në fund megjithatë tha se qytetarët nuk duhet të bëjnë panik të panevojshëm dhe të përhapin frikë.

“Nuk duhet me kollën e parë të shkohet menjëherë tek mjeku”, shtoi ministri Spahn.

Në Gjermani, pesë raste të reja të koronavirusit janë shfaqur në dy ditët e fundit