Gjermania nis lehtësimin e masave kundër Covid, pas 8 marsit pritet…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe drejtuesit e tjerë të shtetit gjerman kanë marrë sot vendimin që vendi të futet në një fazë të re dhe të lehtësohen masat kundër pandemisë. Por drejtuesit kanë rënë dakord që kufizime do të ketë nëse shifrat e infektimeve do të rriten sërish.

Merkel dhe udhëheqësit rajonalë të landeve janë përballur me një presion nga qytetarë të cilët kanë kërkuar lirimin e masave, pas disa muajsh bllokimi të fortë. Por ditët e fundit është vërejtur një ulje e rasteve të reja dhe vetëm 5% e popullsisë është vaksinuar.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ne jemi në pragun e një faze të re të pandemisë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh Merkel para mediave dhe shtoi se ka pasur negociata të vështira me drejtuesit e landeve në lidhje me vendimet e marra.

Tashmë me masa më të kufizuara do të vijojnë të rriten testimet dhe vaksinimet. Autoritetet janë sugjeruar që ketë një plan të qartë për vaksinim. Lirimi i mëtejshëm i masave do të vijojë pas datës 8 Mars, nëse incidenca do të jetë nën 50 persona për 100 mijë banorë.

Por nëse numrat do të rriten do të ketë një rikthim të masave të rrepta që nuk pëlqehen nga qytetarët./tvklan.al