Gjermania pro vaksinimit të popullsisë me Sputnik V

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka deklaruar se do të ishte në favor të nënshkrimit të një marrëveshje kombëtare me Rusinë për vaksinën e saj Sputnik V.

Ai tha Gjermania ishte në kontakt të vazhdueshëm me Rusinë rreth çdo pyetjeje në lidhje me vaksinën.

Megjithatë, një nga kushtet është që kontrata të përfshijë numrin e saktë të dozave që do të mund të shpërndahen, tha ai.

“Unë jam në favor të një kontratë me Rusinë nëse Bashkimi Europian nuk bën diçka në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, përfundoi ai.