Gjermania shënon rënie të rasteve të reja të virusit për të tretën ditë me radhë

Advertisment

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 1,737 raste të reja të infektimit dhe kështu shifra e përgjithshme shkoi në 154,175.

Reklame

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 140 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 5,640, shkruan “CNN”.

Ky institut më parë ka deklaruar se numri ditor i rasteve të reja të infektimeve duhet të bjerë edhe për disa qindra në mënyrë që masat kufizuese të mund të hiqen.

Sidoqoftë, qeveria gjermane tashmë e ka filluar lehtësimin e masave,p ërshirë hapjen e dyqaneve të veturave, biçikletave dhe librarive.

Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.