Gjermania shënon shifrën më të lartë ditore të viktimave nga COVID-19

Advertisment

Edhe pse është një nga vendet që ka menaxhuar më mirë situatën e krijuar nga COVID-19, Gjermania ka regjistruar një numër të lartë të viktimave në 24 orët e fundit.

Mësohet se dje janë regjistruar 315 viktima, kjo është shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar në një ditë në Gjermani.
Aktualisht, numri i viktimave në total në këtë shtet është 3.804.

Reklame

Ndërkohë u regjistruan edhe 2,866 raste të reja, duke e çuar në 130,450 numrin total të të infektuarve. Ditën e djeshme kancelarja Angela Merkel deklaroi se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 3 maj./ Opinion.al