Gjermania sot përjetoi shok

Annegret Kramp-Karrenbauer, të cilën kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte caktuar trashëgimtare të saj, nuk do të kandidohet për funksionin më të lartë në Gjermani.

Krapm-Karrenbauer ka publikuar sot se po tërhiqet nga pozita e kryetares së Partisë Kristiano-Demokrate, dhe se vendimi i saj hynë në fuqi menjëherë, transmetojnë mediet gjermane.

Sipas burimeve të Reutersit, Kramp-Karrenbauer nuk do të kandidohet as për funksionin e kancelares në vitin 2021, kur do të mbahen zgjedhjet. Njëkohësisht, agjencia thekson se Merkel ka insistuar që Kramp-Karrenbauer të mbetet në funksionin e ministres së mbrojtjes.

Të përkujtojmë, ajo kohë më parë ishte në qendër të skandalit politik për shkak të cilit u caktua takimi urgjent i koalicionit qeveritar të cilin e kryesoi kancelarja Angela Merkel.

Tema e vetme e takimit ishte çështja e ardhmërisë së koalicionit pas tronditjes politike në zgjedhjet në krahinën Tiringia ku u zgjodh kryeministri nga radhët e të djathtës ekstreme, me ndihmën e Alternativës së Djathtë për Gjermani, por edhe të CDU-së.

Socialdemokratët kërkuan përgjigje dhe përgjegjësi nga Unioni Kristiano-Demokrate dhe e kritikuan udhëheqjen e Annegret Kramp-Karrenbauer, trashëgimtares së Merkelit në krye të CDU