Gjermania: Tërheqja e ushtrisë amerikane dobëson NATO-n

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer vlerësoi sot se planet e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr më shumë se një të katërtën e ushtarëve amerikanë nga Gjermania mund të dobësojnë jo vetëm NATO-n, por edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Sipas raporteve nga “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, Trump nënshkroi një plan për të zvogëluar numrin e përgjithshëm të trupave të stacionuar në Gjermani nga 34.500 në jo më shumë se 25,000, megjithatë, Kramp-Karrenbauer tha se Berlini ende nuk është informuar për këtë lëvizje.

Reklame

Top Channel