Gjermania thotë që mos të udhëtohet deri në mes të qershorit

Advertisment

Qeveria gjermane ka për qëllim të vazhdojë apelin të mos udhëtohet deri në mes të qershorit. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme dorëzoi një propozim të tillë deri te qeveria.

Në propozimin për të cilin duhet të vendose qeveria, shkruan se paralajmërimi i deritanishëm për udhëtime duhet të vazhdohet, të paktën deri në mes të qershorit.

Reklame

Situata duhet të analizohet para kësaj date, ndërsa në këtë drejtim Gjermania, para së gjithash duhet të koordinohet me fqinjët nga BE-ja.

Në propozimin mbetet e hapur çështja nëse do të jenë të mundshme udhëtimet gjatë pushimeve verore që në disa krahina fillojnë në fund të qershorit. Paralajmërimi është se udhëtimet jashtë vendit nuk do të jenë të mundshme gjatë javëve të ardhshme.

Komisioni Evropian do të paraqesë muajin e ardhshëm një sërë rregullash për rihapjen e sigurt të udhëtimeve ajrore kur të mbarojnë bllokimet e pandemisë së koronavirusit, përfshirë distancimin shoqëror në aeroporte dhe në aeroplane, tha shefi i transportit të Bashkimit Evropian.

Komisioneri i Transportit, Adina Valean, tha se disa rregulla të distancimit social në aeroporte dhe aeroplanë do të duhet të respektohen për të garantuar sigurinë e udhëtarëve, duke shtuar se masat, që janë ende në shqyrtim, do të përfshijnë edhe veshjen e maskave të fytyrës dhe dezinfektimin e aeroplanëve dhe aeroporteve.

“E gjithë kjo duhet të jetë pjesë e atyre udhëzimeve dhe ndoshta deri në mes të majit mund ta paraqisim këtë strategji për të cilën po punojmë,” shkruajti Valean në Twitter, transmeton Monitor. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka vlerësuar se kriza mund t’i kushtojë linjave ajrore në total 314 miliardë dollarë.(INA)