Gjermania zbut kriteret për rekrutimin e mjekëve nga Ballkani

Prej këtij muaji është paralajmëruar fluks i madh i ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga Ballkani. Oferta të shumta për ta po vazhdojnë të vijnë nga shtetet tjera, kryesisht nga Gjermania, e cila edhe ka lehtësuar kriteret.

Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi

Reklame

Gjermania ka lehtësuar procedurat për rekrutimin e punëtorëve shëndetësorë. Nga ky shtet vazhdimisht janë publikuar oferta për punësimin e mjekëve nga vendi, shkruan Zëri.

E kriteret për punësimin e tyre në disa raste kanë qenë të lehtësuara, kryesisht duke u kërkuar mjekëve përfundimin e studimeve në fakultetin e mjekësisë dhe njohjen e gjuhës gjermane.

Më 1 mars të këtij viti kanë hyrë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ligji i ri zgjeron mundësitë për punëmarrësit e kualifikuar nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së, të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë.