Gjermanja ia plas në fytyrë burrit shqiptar nga Maqedonia (VIDEO)

Advertisment

Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë. Nensi në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dyshime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të jeton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel.

Nensi tregon se ajo nuk është shkaktarja e problemeve që ai ka në familje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po takon ish-gruan e parë. Ajo ka parë foto së bashku dhe këtë gjë e konsideron si provokim nga ish-gruaja e tij.

Reklame

Eni Çobani: Ke dalë foto me ish-gruan tënde ndërkohë që jeton me Nensin në Gjermani: Blerimi: E kam bërë, por për hatër të fëmijëve të mi. Kam dy fëmijë nga martesa e parë.

Nensi: Nuk bëhet ashtu.

Blerimi: Jam divorcuar në vitin 2019, por nuk qëndron problemi tek divorci por tek familja.

Nensi: Blerimi ka bërë divorcin pasi më njohu mua.

Blerimi: Unë jam djali i vetëm, prindërit nuk kanë dashur të humb familjen dhe fëmijët.

Nensi: Pse më ofendojnë mua prinderit dhe ish-gruaja e tij, ata thonë që unë jam k**vë, ata nuk më njohin mua dhe nuk e dinë jetën që unë kam bërë. Babai, ish-gruaja edhe dajat edhe krejt familja më shajnë kështu duke më dërguar mesazhe.

Blerimi: Problemin e kanë pasur tek unë ata. Më kanë akuzuar se ia kam kthyer shpinën. Unë nuk kam dashur të lëndoj Nensin përderisa jetoj me të. E pranoj që nuk dua ta vras shpirtërisht.

Nensi: Ish-gruaja më ka nisur një foto me Blerimin në hotel. Ai më thotë që e bëra për fëmijët. Nuk bëhet kjo gjë për fëmijët.

Blerimi: Unë nuk kam dashur të të fus ty në probleme. Unë jam divorcuar nga ish-gruaja por jo nga nëna e babi dhe familja. Unë nuk dua t’i humbas ata, familja më ka kthyer shpinën.