Gjevgjeli, 12 policë nga Çekia të infektuar me Covid19

Advertisment

12 pjesëtarë të policisë EUROPOL nga Republika e Çekisë që punojnë për të siguruar kufirin Maqedoni e Veriut – Greqi janë infektuar me Covid-19.
Kjo për MIA-n është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas informacionit nga Instituti i Shëndetit Publik, këta janë policë nga Republika e Çekisë, të cilët punojnë në kufi. Të gjithë ata janë të izoluar në karantinë në motel/hotel Vardar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Reklame

Në Gjevgjeli deri më tani janë regjistruar 73 raste të KOVID-19, prej të cilëve 46 janë aktive.